Një person humbi jetën dhe 13 të tjerë pësuan lëndime pasi një kamion u përplas me një autobus në Gjermaninë qendrore.
Viktima që vdiq si pasojë e aksidentit në Langenhagen një qytet pranë Hanoverit ishte një grua 29-vjeçare, raportoi agjencia e lajmeve dpa.
Të dy shoferët pësuan lëndime, së bashku me disa pasagjerë të autobusit, raporton Euronews.
Tre persona vuanin nga lëndimet e rënda, mes tyre një djalë katërvjeçar.
Aksidenti ndodhi të hënën në mbrëmje në një kryqëzim rruge në Langenhagen ku semaforët ishin fikur.
Sipas autoriteteve autobusi duhej të ishte ndalur në kryqëzim për t’i lënë rrugën kamionit, por nuk e bëri dhe kamioni u përplas me autobusin.
One person killed and 13 injured after truck hits bus in Germany | Euronews
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan