Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është vaksinuar kundër Covid-19.
Ai ka thënë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër virusit e cila përveç që mbron shëndetin eviton edhe një mbyllje tjetër, që sipas tij do të ishtë fatale për ekonominë e vendit.
Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.
“Vaksina është mbrojtja më e mirë nga Covid 19. Duke u vaksinuar mbrojmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe evitojmë një mbyllje tjetër të vendit që do të ishte fatale për ekonominë tonë. Sot e mora edhe dozën e dytë të vaksinës. Ftoj secilin qytetarë që të vaksinohet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve