Pak më shumë se gjysma e qytetarëve në Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.
Kështu thuhet në të dhënat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të përditësuara të shtunën.
Sipas të dhënave të CDC, 50.1 për qind e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht kundër sëmundjes. Pak më shumë se 58.5 për qind është pjesërisht e vaksinuar kundër sëmundjes, që do të thotë se njerëzit e kanë filluar serinë e vaksinave me dy doza, por nuk e kanë përfunduar atë.
Vaksinës Moderna iu dha i njëjti autorizim më vonë në muajin dhjetor, ndërsa vaksina Johnson & Johnson me një dozë u autorizua në muajin shkurt./balkanweb/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...