Shefi i Bayernit ka pranuar që kampionët e Gjermanisë do ta dëshironin në radhët e tyre sulmuesin e Borussia Dortmund
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic ka konfirmuar që klubi janë të interesuar për të nënshkruar me Erling Haaland.
Haaland, cilësohet si njëri prej sulmuesve më të talentuar të gjeneratës së tij, duke pasur ndikim të madh edhe në Bundesliga edhe në Ligën e Kampionëve prej që ai ju bashkua Borussia Dortmundit nga Red Bull Salzburg në janar të vitit 2020.
21 vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në tërë Europën me paraqitjen e tij, me Salihamidzic që ka pranuar se Bayerni është njëri prej këtyre klubeve që mund të shpenzojë shumë para për ta blerë norvegjezin
“Ai është top lojtar që e tërë bota mund ta dëshiron”, ka thënë shefi i Bayernit për Sport 1. “Natyrisht që ne e kërkojmë. Përndryshe do të ishim tërësisht amator”.
Haaland ka shënuar 60 gola në po aq ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat, duke i ndihmuar ata që të përfundojnë në vendin e katër në Bundesliga dhe duke marrë kupën e pestë të tyre në Gjermani. /GE/
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus