Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e specialistit të otorinolaringologjisë, dr. Ilir Ilazi, shkruan arbresh.info.
ShSKUK, ka ngushëlluar familjen, koleget si dhe ka falënderuar kontributin e dr.Ilazi për vite të tëra në këtë klinik.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të madh pranuam lajmin për vdekjen e specialistit të otorinolaringologjisë, dr. Ilir Ilazi.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ngushëllon familjen, kolegët e Klinikës së Otorinolaringologjisë dhe gjithë komunitetin e mjekëve.
Dr. Iliri për shumë vjet punoi në Klinikën e ORL-së, duke dhënë kontribit të madh në ofrimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Kujtimi për të do të jetë i përhershëm, duke shërbyer si shembull për gjenerata të tëra.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës