Nëse deri me tani keni pasur ndrojtje të këndoni në dush, pasi ta lëxoni këtë artikull do të kuptoni se sa mirë do bëni, madje edhe nëse ju dëgjojnë fqinjët, mos u shqetësoni.
Sipas psikologëve, të kënduarit në dush i bën njerëzit më të lumtur dhe u rrit nivelin e energjisë, transmeton portal arbresh.info
Pjesëtarët e hulumtimit kanë theksuar u ndjenë më të lumtur kur kënduan në dush për një javë rresht, sesa kur nuk e bënin këtë veprim.
Ky gjest gjithashtu kishte një ndikim në pikëpamjen e tyre për botën, pasi atyrë u rrit niveli i ndjeshmërisë.
Michael Padraig Acton, konsulent dhe terapist psikologjik, tha se rezultatet e studimit kanë kuptim, sepse këndimi ka fuqinë të stimulojë gjendjen tonë, ndërsa temperaturat e ndryshme të ujit mund të ndikojnë që ne të jemi më të relaksuar ose të ndihemi më mirë.
“Nga pikëpamja psikologjike dhe shkencore, të kënduarit përmison gjendjen shpirtërore dhe na detyron që të ndryshojmë ritmin e frymarrjes. Kur këndojmë, duhet të marrim frymë më thellë. Kjo rrit nivelin e oksigjenit në gjak dhe dërgon një mesazh në tru se ne jemi gati të qetësohemi. Ritmi ynë i zemrës ngadalësohet, presioni i gjakut zvogëlohet, sepse enët e gjakut qetësohen, kështu që ne ndihemi më të qetë”, tha psikologu./arbresh.info/
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...