Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kritikuar qeverisjen në këtë komunë përkatësisht për projektin e Hartës Zonale të saj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se ky dokument e lë Podujevën qytezë e jo qytet siç e meriton.
“Pushteti i ri me qasje të vjetra po e lë Podujevën qytezë e jo qytet siç e meriton. Projekt i Hartës Zonale i Komunës së Podujevës pa PËRFILLUR procedurat ka kaluar vlerësimin nga ministritë sektoriale. Ky dokument e lë Podujevën qytezë dhe jo qytet siç e meriton dhe siç është njëri prej qyteteve më të madha në Kosovë me mbi 89 mijë banorë, me 633 metra katrorë dhe me një popullsi ku 57 për qind janë nën moshën 30 vjeç”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë