Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në Gjilan, përmes rrugëve operative ka siguruar informata relevante për vendndodhjen e të dyshuarit me iniciale (M. Sh.), i cili që nga viti 2018 ka qenë në arrati.
Për personin e dyshuar të potencuar më lart me iniciale, Policia e Kosovës në vitin 2018 gjatë hetimit të rastit ka siguruar prova të besueshme tek të cilat ka mbështetur dyshimet se i njëjti ka kryer veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” , mirëpo që nga ajo kohë e deri më tani i dyshuari ka qenë i pakapshëm për organet ndjekjes penale.
Pas arrestimit i dyshuari i lartcekur është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend si dhe veprave penale në përgjithësi dhe po ashtu ndërmarrjen e veprimeve efikase operacionale për identifikimin, arrestimin dhe sjelljen e personave të përfshirë në veprime të kundërligjshme para organeve të drejtësisë./arbresh.info/
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...
Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë në Deçan sulmo...
Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rë...
A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që d...
Osmani: Në Lybeniq u vranë foshnjet në barkun e nënës, të mo...