Kosova U18 po vazhdon përgatitjet për FIBA European Challengers, që do të zhvillohet nga 3 deri më 8 Gusht në Tiranë të Shqipërisë.
Basketbollistët e rinj të Kosovës tashmë janë në fundin e përgatitjeve, kurse të dielën do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar ku do të zhvillohet gara.
Përzgjedhësi i Kosovës U18, Bekim Maxhuni është shprehur i kënaqur me rrjedhën e stërvitjeve deri më tani.
“Grumbullimet e para i kemi pasur para dy muajve. Deri më tani jam i kënaqur me atë se çfarë kanë dhënë basketbollistët në stërvitje. Jemi munduar që të përgatitemi sa më mirë. Atmosfera ka qenë shumë pozitive nga fillimi i përgatitjeve e deri më tani”, është shprehur Maxhuni për faqen zyrtare të FBK-së.
Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë.
“Ne udhëtojmë për fitore. Duke marrë parasysh përgatitjet që i kemi pasur jam optimist. Do të mundohemi të shënojmë dy fitore në grup, e më pas normalisht varet edhe nga fati e lëndimet e mundshme”, shtoi tutje Maxhuni.
Sfidën e parë Kosova e ka ndaj Shqipërisë më 3 Gusht, kurse pas dy ditësh përballet me Moldavinë. Dy kombëtaret e para kualifikohen tutje. Varësisht nga rezultatet në grup, më pas do të garohet për pozitat tjera.
Kosovës U18 në ditët e fundit i janë bashkuar edhe Dion Sheqiri dhe Albatrit Syla që garuan me Kosovën U20 në Hungari. /Telegrafi/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...