Manchester United “blindoi” krahun e djathtë të sulmit me blerjen e Jadon Sancho, për të cilin u paguan 85 milion euro te gjermanët e Dortmund.
Një afrim që i ka gëzuar të gjithë, teksa objektivi i radhës i “Djajve të Kuq” është Raphael Varane, mbrojtësi i Real Madrid.
Paratë e nevojshme për francezin e “Los Blancos” pritet të vijnë nga Anthony Martial, i cili ka përfunduar në merkato.
Sulmi i ekipit të Solskjaer është i tejmbushur dhe 25-vjeçari pritet të largohet nga “Old Trafford”, por jo nga Premier League.
Tottenham e pëlqen shumë Martial, por problemi i vetëm lidhet me rrogën e majme prej 15 milion eurosh në sezon.
Sulmuesi francez nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo rrogë, shumë që Spurs e kanë të vështirë t’ia paguajnë për momentin.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...