Majlinda Kelmendi fatkeqësisht është eliminuar nga Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020”
Kampionia Olimpike e Rio 2016, nuk ka arritur të vazhdojë tutje garën e Xhudos.
Kelmendi humbi luftën e parë në kategorinë deri 52 kilogramë.
Ajo e ka përjetuar rëndë humbjen çka është pare teksa po largohej nga arena.
Trajneri i saj, Driton Kuka është munduar të e ngushëlloj Kelmendin me disa fjalë më anë të një postimi në Facebook.
“Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar”- ka shkruar Kuka.
Kujtojmë se një ditë më parë Distria Krasniqi është shpallur kampion i Lojërave Olimpikë në kategorinë -48 kilogramë./arbresh.info/
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...