Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se thënë se vendimi për tiketën ngjitëse është marrë pa qenë ministri Liburn Aliu në Kosovë.
Kusari-Lila ka thënë se brenda Ministrisë së Infrastrukturës ka pasur dy interpretime të ndryshme sa i përket taksës për tiketën ngjitëse.
“Njëri grup e ka mbështetur, derisa grupi tjetër e ka kundërshtuar këtë vendim”, tha ajo në Dukagjini.
Ajo thotë se brenda Grupit Parlamentar të LVV-së pothuajse kanë qenë të një mendimi se vendimi për tiketën ngjitëse duhej të tërhiqej.
“Ka qenë konsensus pothuajse i plotë në Grupin e LVV-së se kjo [taksë] duhej tërhequr. Pos faktit të pezullimit të tiketës duhet të zbardhen hapat që çuan deri te ky vendim”.
Kusari-Lila ka thënë se që nga fillimi e ka ditur që vendimi për taksën prej 5 euro ka qenë një “gabim apo nguti”.
“E vlerësoj që ka pasur një reagim nga vet ministri Liburn Aliu. E dyta do të zbardhen dhe të priten vendimet tjera për të parë të gjitha hapat që e kanë shtyrë zëvendësministrin Durmishi për të nënshkruar këtë marrëveshje”.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes thotë se është pozitive që marrëveshja nuk ka filluar të zbatohet.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...