David Alaba është shprehur i kënaqur me transferimin e tij tek Real Madridi.
Alaba u prezantua si lojtar i Real Madridit ku ishte i shoqëruar nga presidenti, Fiorentino Perez në konferencën për shtyp.
Ai do të veshë fanellën me numër katër, të cilën e kishte bartur Sergio Ramos për më shumë se 12 vite në “Santiago Bernabeu”.
“Ardhja tek Real Madridi është arritja e një ëndrre, Reali është klubi më i madh në botë”, tha ai.
“Numri 4? Klubi ma ofroi sepse nuk kishte tjetër, e di domethënien e tij dhe do ta vesh me krenari”, shtoi ai.
“Numri 4 i Real Madridit përfaqëson lidership dhe fuçi, gjëra që dua t’i kem edhe unë”, tha Alaba.
“Unë erdha këtu sepse dëshiroja të rritesha si lojtar, opsioni im i vetëm ishte Reali. Më vjen keq që Zidane u largua, por me Ancelottin kam punuar dhe e njoh mirë. Unë mund të luaj disa pozicione, por ai është vendimi i Ancelottit”, vazhdoi ai.
“Real Madridi është një klubi madh, kështu jam ndjerë që kur kam qenë i vogël, është me të vërtetë e veçantë që jam këtu”, përfundoi David Alaba./Lajmi.net/
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë