Anthony Joshua do t’i mbrojë titujt e kampionit të botës në kategorinë e rëndë kundër Oleksandr Uysk më 25 shtator në Stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër.
Joshua, 31-vjeçar, do t’i rrezikojë titujt e botës në IBF, WBA dhe WBO kundër ukrainasit, i cili është sfidues mandator.
Usyk, 34-vjeçar, kurrë nuk ka luftuar për një titull të botës në kategorinë e rëndë, por i ka mbajtur këta tituj në një kategori më të lehtë, super të mesme.
Joshua u urdhëruar ta mbrojë titullin e botës në WBO, pasi dështimit të meçit me bashkatdhetarin e vet britanik Tyson Fury.
“Ne jemi dy fitues të medaljeve të arta olimpike që kemi arritur në krye me punë dhe nuk i kemi shmangur sfidat asnjëherë”, tha Joshua para meçit.
“Vendtakimi është i jashtëzakonshëm, atmosfera do të jetë elektrike. Ndihem i nderuar që jam i pari që do të luftojë në një vend aq frymëzues”, shtoi ai./GE/
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...
Rama: Prishtina pret Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2...
Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, dekla...
Atletico Madrid dhe PSG në garë për yllin e Marseille