Prania e Kadri Veselit në Mitrovicë para një jave nuk pati si të mos vihej re. Mirëpo qëndrimi i tij tek familjarët në Bair është edhe krejt çka u pa publikisht nga vizita e dytë e Veselit në Kosovë që nga arrestimi nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Siç i bënë me dije zyrtarë të Speciales ish-kreu i Kuvendit qëndroi në atdhe tri ditë
“Vizita zgjati nga e shtuna e 10 korrikut deri të hënën e 12 korrikut dhe zotëri Veseli është kthyer i sigurt në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gjatë vizitës, i akuzuari ka qëndruar në qendër paraburgimi dhe nën mbikëqyrje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës e mbështetën DHSK-në gjatë kësaj vizite”.
Kjo megjithatë nuk e përmbushi kërkesën urgjente të Veselit, të cilit me t’iu dhënë kumti se i ati i tij Fazliu kishte vdekur, shprehi dëshirë të vijë për vizitë 7 ditore në Kosovë.
Ndonëse në pak ditë, atij iu lejua t’i takojë të gjithë familjarët për të cilët bëri kërkesë. Ndër të tjerë nënën, bashkëshorten me fëmijë, xhaxhanë e hallën. Mbi krejt këto iu plotësua dëshira t’ia japë lamtumirën e fundit babait tek varri.
“Për arsye bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrit për ta menaxhuar një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për zotëri Veseli të ndajë dhimbjen me familjarët e ngushtë. Atij i është mundësuar po ashtu vizita tek varri i babait dhe takimi me të gjithë familjarët për të cilët ka kërkuar leje”, thanë nga Dhomat e Specializuara për Klan Kosovën.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...