Aeroplani i pasagjerëve An-28, i cili humbi lidhjen me radarët në rajonin Tomsk të Siberisë në Rusi është gjetur.
Mediet e huaja shkruajnë se të gjithë udhëtarët janë gjallë. “Avioni është lokalizuar”, tha burimi, duke shtuar se pasagjerët dhe ekuipazhi ishin mirë.
Informacioni u konfirmua nga Ministria e Situatave të Emergjencës duke vënë në dukje se 19 persona ishin në bord, përfshirë dy fëmijë, raporton TCh.
Ndërkohë, Drejtoria e Hetimit të Transportit Siberian Perëndimor, e cila raporton në Komitetin Hetimor të Rusisë, ka ndjekur penalisht kompaninë ajrore për shkeljen e rregullave të aviacionit dhe trafikut ajror.
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë