Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, ku u shpreh i gatshëm për mbështetje pas përmbytjeve të fundit.
Ai në këtë takim që u mbajt në kuadër të vizitave të përfaqësueseve të korit diplomatik të akredituar në vendin tonë, tregoi mirënjohjen për përkrahjen e deritanishme të Luksemburgut në Kosovë si dhe e njoftoi Gomes me të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qëllimet dhe objektivat e tij për të ardhmen, thuhet në komunikatën për media, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa diplomatja nga Luksemburgu, falënderoi Mehajn për gatishmërinë e treguar duke e vlerësuar shumë lartë vullnetin e tij për mbështetje në këtë situatë të vështirë.
Tutje Gomes gjithashtu shprehu gatishmërinë e Luksemburgut që të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën me synimin për përforcimin e partneritetit midis dy shteteve edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...
Banka Europiane e Investimeve financim 20 mln euro për bizne...
PSD mban aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës