Më datën 11 korrik 2021 nga Drejtori i QKMF në komunën e Deçanit është bërë e ditur që një numër i banorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Deçan me ankesa shëndetësore, barkqitje dhe vjellje.
Menjëherë pas marrjes së lajmit në terren kanë dalë ekipet e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Pejë dhe kanë marrë mostrat e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon këto fshatra me ujë për pije.
Pas analizës dhe situatës në terren, IKSHPK ka dalur me 10 rekomandime për situatën në Deçan.
Rekomandime:
Të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitar dhe shëndetësore për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët;
Të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitarë dhe mjedisorë në identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit;
Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale, deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës se Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale;
Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje te ushqimit;
Pas rikthimit të ujit në rrjetë rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri;
Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin dhe të shtojë inspektimin e resurseve ujore, kontrollin e kaptazhave dhe pusetave të ujit dhe në secilin rast individual të intervenohet menjëherë sipas nevojës;
Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe për parandalimin e epidemive hidrike;
Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojn nyjet e kanalizimeve, të gjejnë pikat e dobëta në rrjet, ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike;
Të ndalohet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellesit;
Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...
Ilir Ferati reagon për situatën në parti: LDK është më e mad...
Komuna e Suharekës hap afatin për aplikim për vlerësimin e d...
Orientimi antiperëndimor i Serbisë