Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë Kosova nuk do të shpëtojë nga varianti delta i Covid-19.
Ai ka thënë është e pashmangshme përhapja e këtij varianti në fund të muajit gusht, shtator apo tetor edhe në Kosovë.
Vitia në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se për këtë duhet të vaksinohen qytetarët.
“Pavarësisht masave që i marrim, përhapja e variantit delta është aq e frikshme sa të gjitha masat konvencionale që janë përdorur deri tani kanë treguar se përkundër që mund ta ngadalësojnë ritmin e përhapjes nuk mund ta ndalin atë. Një valë e re e pandemisë në fund të muajit gusht, shtator dhe tetor në çfarëdo varianti është e pashmangshme, tha ai./arbresh.info/
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut