Ish-portieri i Wolverhamptonit nuk do të bashkohet menjëherë me skuadrën që ka nisur përgatitjet nën urdhrat e Mourinhos, por do të qëndrojë disa ditë pushim.
Portieri Rui Patricio ka zbritur në Romë, pas një fluturimi nga Lisbona dhe do të jetë blerja e parë e “epokës Mourinho” në merkaton verore të verdhe-kuqve. Ish-gardiani i Wolverhamptonit, transferohet në kryeqytetin italian për 11 milionë euro plus bonuset.
Ai sot do të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, një me pagë 3 milionë euro në sezon. Marrëveshja me Wolverhamptonin parashikon, që klubi roman do të nisë shlyerjen e shumës duke nisur nga viti 2022, kur të ketë mbledhur paratë nga shitja e Pau Lopez te francezët e Marseille.
Rui Patricio nuk do të bashkohet menjëherë me pjesën tjetër të grupit, që tashmë kanë nisur përgatitjet nën urdhrat e Mourinhos, por do të qëndrojë disa ditë pushim nga që ka qenë i angazhuar me Portugalinë në “Euro 2020”.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së