
Soccer Football - UEFA Nations League - League A - Group 3 - Italy v Poland - Stadio Renato Dall'Ara, Bologna, Italy - September 7, 2018 Italy's Jorginho celebrates scoring their first goal with team mates REUTERS/Stefano Rellandini
Juventusi vazhdon të insistojë për Jorginhon. Mesfushori italian shkëlqeu në “Euro 2020”.
Joao Santos, agjenti i Jorginhos, ka konfirmuar zyrtarisht interesimin e Juventusit për klientin e tij.
Por, pavarësisht dëshirës për t’u rikthyer në Itali në të kaluarën, Jorginho, sipas agjentit, është i lumtur tani në Londër.
Ai e fitoi Champions Leaguen vitin e kaluan me Thomas Tuchel dhe dëshiron të fitojë edhe më shumë me trajnerin gjerman.
Reklamë
Santos tha për “Calciomercato” lidhur me interesimin e Juventusit: “Mund të konfirmoj, interesimi i Juves ka arritur”.
“Natyrisht, me 29 vjet ai ende mund të bëjë shumë në klube të mëdha evropiane dhe shumë të tilla janë të interesuara”.
“Por ai ka edhe dy vite kontratë dhe gjithçka është në duar të klubit”.
Sido që të jetë, ai konfirmoi se nëse Juve apo ndonjë klub tjetër insiston fuqishëm, atëherë do të diskutojnë me Chelsean, por derisa s’ka insistim nga ana e një klubi, “Jorginho do të vazhdojë të luajë në Chelsea sezonin tjetër”. /Gazeta Express/
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...