Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mbajti takim të jashtëzakonshëm tematik me Ambasadorët e akredituar në vendet anëtare të BE-së dhe institucionet që kanë të bëjnë me BE-në.
Siç njoftojnë nga MPJ, takimi u zhvillua në fillimin e presidencës sllovene me BE-në, e cila dhe ishte tema kryesore e takimit.
“Në periudhën që vijon, veprimet diplomatike në lidhje me rrumbullakimin e dosjes sonë evropiane do të orientohen në shfrytëzimin e mundësive që i ofron kryesimi slloven, veçanërisht në faktin që Sllovenia, si fqinj i drejtpërdrejtë i rajonit, ka treguar interes të veçantë për progresin e përgjithshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht sfidave dhe kontekstit të ndërlikuar politik me të cilin ballafaqohemi, e kemi për detyrë që me intensitet të njëjtë të vazhdojmë ta mbajmë dosjen tonë në krye të agjendës së kryeqendrave evropiane”, tha Osmani, duke theksuar se fillimi i negociatave mbetet prioritet i lartë për diplomacinë edhe gjatë periudhës së ardhshme.
Siç thuhet në njoftimin e MPJ-së, në takim u bë edhe rezyme e të gјitha aktiviteteve diplomatike të ndërmarra gjatë kohës së kryesimit portugez, me ç’rast Osmani u shpreh i kënaqur me nivelin e lartë të përkushtimit dhe aktivitetit intensiv të rrjetit diplomatik, që e pozicionojnë Maqedoninë e Veriut në krye të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në këtë kontekst, në tryezë u vendosën edhe detyrimet e marra me anëtarësimin tonë në NATO dhe presidencën me OSBE-në vitin 2023.
Spanja raporton një rast të ri hantavirus te pasagjeri i eva...
36 zyrtarë policor të NjRSH-së certifikohen në fushën “...
Esktradohet nga Shqipëria në Kosovë i dënuari për trafikim a...
Zgjedhjet e parakohshme, ndryshohet një qendër e votimit në ...
Trump thotë se Irani do të ndalojë “qind për qind̶...
Shqipëria harmonizon Kodin Doganor me standardet e Bashkimit...