Portali ndërkombëtar Boredpanda, përshkruan mënyra të jetesës, art, kultura dhe të veçanta të tjera.
Sot në këtë portal ka zënë vend një artikull për ish Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli.
Por, artikulli për Pacollin nuk ka të bëjë me jetën e tij politike por me mënyrën e shtrenjtë te jetesës së tij.
Në fakt boredpanda, ka postuar disa fotografi të aseteve të Pacollit nën titullin “Jeta e shqiptarit më të pasur në botë është e mrekullueshme”.
“Kjo është jeta e ish Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Siç mund ta shihni prej fotografive jeta e tij është goxha e mirë. Kur ai ishte zgjedhur si President i Kosovës e kishte dhuruar pagën e tij për familjet e varfra. Kjo është e mrekullueshme”, shkruan boredpanda.
Ata kanë postuar disa fotografi të jetës luksoze të Pacollit dhe sipër tyre kanë shkruar nga një përshkrim.
Ai posedon një aeroplan privat
Kështu duket shtëpia e tij kur pret mysafirë
Pacolli priti më shumë se 30 studentë të huaj në shtëpinë e tij
Aspak keq…
Nëse dëshiron të luaj bowling, ai këtë gjë mund ta bëjë në shtëpi
Për më tepër ai ka edhe një hotel me pesë yje në Kosovë
… dhe një në Zvicër
Një miliarder duhet ta ketë bankën e vet. Ai e ka.
Dhe ky është ai. Çfarë zotëriu!
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...