Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e dorëzimit të flamurit olimpik për sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka thënë se pritjet për fitore në këto lojëra janë reale.
Ajo ka thënë se këto pritje vijnë nga puna dhe përkushtimi që kanë treguar sportistët.
Osmani në fjalimin e saj ka inkurajuar ata të vazhdojnë më përkushtimin dhe ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë, raporton arbresh.info.
“Ndihemi krenar me arritjet e juaj dhe ju ftojmë në Tokio të tregoni përkushtimin tuaj të arrini rezultate dhe ta bëni krenar Kosovën. Pritjet tona janë reale sepse ju keni dëshmuar përkushtim dhe suksese”, ka thënë Osmani.

Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...