?#LIVE MSh dhe IKSHPK, konferencë për medie lidhur me helmimin nga uji në Deçan

19:02 | 12 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, kanë thënë se lidhur me rastin e dyshimit për helmim të qindra qytetarëve të gjashtë fshatrave të Decanit nga uji i pijshëm, kanë marrë masat e menjëhershme.

Në një konference për medie zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku
dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, kanë thënë pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se janë bërë testet dhe analizat e ujit.

Shpërndaje në rrjete sociale