Përmes një njoftimi Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që i kanoset Evropës nga variant Delta, duke bërë thirrje për vaksinimin.
“Varianti “Delta” i COVID-19 mund të dominojë në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të situatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku. Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tonë dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë”, është thënë në njoftimin e MSH-së.
Aty u bë e ditur se zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku është vaksinuar sot kundër COVID-19./arbresh.info/
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri