SHBA të shqetësuara për gjendjen në Afganistan

22:57 | 11 Korrik 2021
M. A.

Shtetet e Bashkuara “po ndjekin me shqetësim të thellë” situatën ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë e më të madhe të territorit në Afganistan ndërsa forcat amerikane po rikthehen sipas vendimit të Presidentit Joe Biden, tha të dielën zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

“Ky është momenti kur (trupat qeveritare afgane) të forcohen dhe të mbrojnë vendin e tyre,” tha Kirby në emisionin “Fox News Sunday”.

“Ky është një moment përgjegjësie.”Për gati dy dekada, SHBA ka furnizuar Afganistanin me miliarda dollarë armë për t’u mbrojtur, por me vendimin e Biden për të tërhequr trupat amerikane nga vendi deri më 31 gusht, kontrolli i vendit është gjithnjë e më i pasigurt.

Kryengritësit talebanë thonë se ata tashmë kontrollojnë 85% të vendit, një pretendim i kontestuar. Por Kirby nuk e mohoi një vlerësim të Fox News se 13 milionë afganë jetojnë nën kontrollin e talibanëve, 10 milionë nën sundimin e qeverisë afgane dhe 9 milionë në rajone të kontestuara.

SHBA ndërhyri në Afganistan për herë të parë në 2001 për të goditur bazat ku u stërvitën terroristët e al-Kaidës për të kryer sulmet me avionët e rrëmbyer më 11 shtator ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë të Nju Yorkut dhe ndaj Pentagonit, që shkaktuan vdekjen e gati 3’000 vetëve.

Megjithë tërheqjen e trupave amerikane, Kirby tha se komandantët amerikanë do të ishin në gjendje të këshillonin forcat afgane nga bazat e vendeve të tjera. Por forcat amerikane dhe të NATO’s janë larguar pothuajse plotësisht nga Afganistani.

Shpërndaje në rrjete sociale