Një autobus që po transportonte migrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, u rrëzua në lindje të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 12 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.
Aksidenti ndodhi në qarkun Muradije të provincës Van, pranë kufirit të Turqisë me Iranin.
Burimet lokale i thanë agjencisë së lajmeve Reuters së autobusi u kap në flakë, pasi ra në një hendek.
Identiteti i viktimave nuk është ende i qartë.
Pronari i autobusit u ndalua nga autoritetet.
Turqia është pikë kryesore tranziti për migrantët që duan të arrijnë në Evropë.
Shumica e migrantëve nga Irani, Afganistani dhe Pakistani e kalojnë në këmbë kufirin Iran-Turqi, përpara se të transportohen më në perëndim, në qytete të tilla si Stambolli dhe Ankaraja./REL/
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin