Gërvalla publikon fjalimin e plotë të diskutimit në Dubrovnik: S’ka asnjë arsye ta fajësojmë BE-në për gabimet tona

19:15 | 10 Korrik 2021
A Z

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpërndarë fjalimin e plotë në Forumin e Dubrovnikut të mbajtur të shtunën, ku përmenden edhe deklaratat e saj karshi mos-liberalizimit të vizave dhe çështjes së Mini-Schengenit.

Gërvalla-Schwarz e ka publikuar fjalimin e saj të plotë të mbajtur në forumin e së shtunës përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook.

Në fjalim, ndër të tjera, kryediplomatja kosovare e shfajëson BE-në për mos-liberalizimin e vizave, duke thënë se Kosova duhet të kryejë detyrat e saja në fushën e ligjit.

Ajo  ka folur edhe për çështjen e Mini-Schengenit, për çka është përplasur edhe me Sekretarin e Shtetit të Serbisë, Nemanja Staroviq. Ajo e ka cilësuar këtë projekt si “fals dhe kurth”.

 

Të ngjashme