Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës ka organizuar të premten konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat në Mitrovicë.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se komuna e Mitrovicës është komunë më specifike, ku shumë probleme ekonomike e politike, kanë paraqitur sfidë për zhvillimin e bizneseve në këtë komunë.
Sipas tij, ai është duke bërë maksimumin në këtë drejtim, duke arritur që gjendjen ta përmirësojë për një kohë shumë të shkurtër.
Kujtim Isa, këshilltar i ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, ka potencuar si shumë të rëndësishme krijimin e një ambienti sa më konkurues dhe më të përshtatshëm për investitorët vendorë, por edhe ndërkombëtarë.
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për rajonin e Mitrovicës, Ukshin Rrecaj, tha se qytetarët e Kosovës janë ballafaquar me një sërë ligjesh të reja të cilat janë aprovuar.
Ai duke folur për faljen e borxheve të bizneseve, shuma e përgjithshme e të cilave është rreth 18 milion euro, tha se të gjitha bizneset borxhet e të cilave u falën, janë biznese të cilat kanë falimentuar.
Ndërkaq, Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për biznese dhe përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), e ka quajtur Agjencinë të cilën ai e përfaqëson si një avokat të biznesit kosovar pranë qeverisë së Kosovës.
Sipas tij, mandati i kësaj Agjencie është që të mbështesë sektorin privat ose kompanitë kosovare sa i përket të gjitha agjencive dhe institucioneve tjera qeveritare.
Ai ka përmendur edhe ndihmën që ofron KIESA për kompanitë kosovare, si në identifikimin e partnerëve investues të huaj, pastaj aranzhimin e takimeve të kompanive kosovare dhe kompanive të huaja për të mundësuar partneritetin, takime me institucione të ndryshme të BE-së dhe ndërkombëtare në përgjithësi, në mënyrë që të përfitohet nga projektet e ndryshme që ka BE-ja, etj.
Në anën tjetër, Mehmet Mehmeti, pronar i Fabrikës ‘Fat-Ari’ që prodhon karroca, lopata dhe vegla metalike në Mitrovicë, ka apeluar tek organet doganore që sistemi doganor të bëjë përpjekje për normalizimin e raporteve mes importuesve dhe prodhuesve vendorë.
Ai ka përmendur telashet me importuesit nga Kina, ku tha se politika doganore nuk kanë qenë adekuate në mbrojtjen e prodhimeve vendore.
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...