Deputetja Duda Balje, së bashku me disa bashkëpunëtorë të saj kanë vendosur sot në qytetin e Pejës, pllakën përkujtimore në nderim të viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë.
Balje në një prononcim për Telegrafin ka treguar se kjo iniciativë është bërë për t’i kujtuar viktimat e Srebrenicës.
“Kjo iniciativë është bërë t’i kujtojmë viktimat dhe ta inaugurojmë pllakën përkujtimore për gjenocidin që ka ndodhur në Srebrenicë nga ana e regjimit serb. Pllaka të tilla përveç qytetit të Pejës do të ketë edhe në Prizren, te shtëpia e kulturës boshnjake”, ka thënë Balje.
Ajo ka folur edhe për rezolutën të cilën e miratoi Kuvendi i Kosovës ditë më parë, duke thënë së është krenare për këtë gjë.
“Jam shumë krenare që Kuvendi i Kosovës e votoi rezolutën për Gjenocidin e Srebrenicës, dhe u jam mirënjohëse kolegëve deputet që votuan”, u shpreh Balje.
Kuvendi i Kosovës më 7 korrik 2021 miratoi Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë.
Rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.
Pika numër dy e rezolutës konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...
17 intervenime në Prishtinë e Fushë Kosovë nga erërat e fort...
Vjosa Osmani prezanton Albulena Bilallin si kandidate për de...
Zyrtari i Pentagonit: Lufta me Iranin deri tani ka kushtuar ...
Lah Brahimaj nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershori...
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?