Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përcaktuar afatet kohore të periudhave të ndryshme zgjedhore. Në këtë drejtim, vetëm për periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë vendosur 40 ditë në dispozicion të votuesve jashtë vendit.
Gjatë kësaj periudhe, nga 10 korriku deri më 18 gusht, për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të aplikojnë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës.
Kështu ka thënë për arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ai shtoi se për t’u regjistruar mund të aplikojnë edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës sipas ligjit për shtetësi.
“Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore, pra që arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në këto zgjedhje. KQZ-ja ka vendosur 31 ditë në dispozicion të kësaj periudha, pra nga data 15 shtator deri më 15 tetor”.
Sipas tij, KQZ-ja ka vendosur 31 ditë në dispozicion të kësaj periudha, pra nga data 15 shtator deri më 15 tetor.
“Duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për votimin jashtë vendit, është detyrë e KQZ-së që të përpilojë listën votuese jashtë Kosovës. Kjo listë duhet të përmbajë të dhënat e atyre votuese që me sukses janë regjistruar për votim jashtë Kosovës dhe t’i largojë emrat e tyre nga lista votuese që shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve”.
Elezi tha se ndryshe nga zgjedhjet e fundit, kur KQZ-ja kishte vendosur që t’i telefononte për verifikim të gjithë aplikuesit, përmes udhëzimit të ri, mënyra e verifikimit ka pësuar disa ndryshime. Udhëzimi administrativ, i miratuar gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, është shfuqizuar nga KQZ-ja.
“KQZ-ja do të verifikojë 2 përqind të aplikuesve të aprovuar me metodën e përzgjedhjes së rastësishme. KQZ-ja do të verifikojë edhe rastet kur i njëjti numër i telefonit përdoret në më shumë se një aplikacion me mbiemra të ndryshëm apo në rastet kur në një adresë elektronike përdorët në më sumë se një aplikacion me mbiemra të ndryshëm. Të gjitha këto raste, KQZ-ja do t’i verifikojë përmes thirrjeve telefonike”./arbresh.info/
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...