Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një kumtese për media thotë se raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit ka konfirmuar konstatimet e tyre, se Maqedonia e Veriut vazhdimisht ka probleme me korrupsionin.
Sipas tyre, ky realitet i hidhur vjen si rezultat i udhëheqjes së vendit nga zyrtarë të korruptuar edhe nga qeveritë e kaluara dhe që vazhdojnë të njëjtën metodë të punës ta zbatojnë edhe më tej.
“DASH konstaton edhe një fakt të rëndësishëm. Në raport thuhet se ka ligje pozitive në përputhje me legjislativën evropiane që mundësojnë klimë për biznes të lehtë, por korrupsioni mbetet problem. Kjo dëshmon poashtu se në Maqedoninë e Veriut nuk janë problem ligjet, por zbatuesit e ligjit”.
“Kjo dëshmon se problemet me krimin, korrupsionin dhe stagnimin e shtetit nuk zgjidhen me reforma ligjore, por me ndryshimin e strukturës qeverisëse të vendit, e cila ka kapur institucionet në përgjithësi dhe drejtësinë në veçanti”, thuhet në njoftimin e ASH-së./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...