Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bëri të ditur se në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit Jetësor kanë përfunduar planin për energji. Në këtë plan, siç theksoi ministri Bekteshi parashihen një sërë masash që do të realizohen në Maqedoninë e Veriut.
“Stimulimi i burimeve të ripërtritshme të energjisë; Stimulimi i prodhimtarisë vendore të energjisë; Sigurimi dhe diversifikimi i energjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut; Krijimi i vendeve të reja të punës, por vendet e reja të punës të cilat dalin nga investimet të cilat janë plotësisht të gjelbëra”.
“Ministria e Ekonomisë siç përkrah këtë investim të rëndësishëm sa i përket “Parkut të erës” në vazhdimësi do të vazhdojë të përkrah projekte të tilla me të vetmin qëllim që pikërisht në bazë edhe të kritereve të BE-së, por edhe kohës në të cilën e kemi miratuar në kuadër të strategjisë për zhvillimin e energjetikës deri në përfundim të vitit 2030 të kemi një tranzicion sa i përket sektorit energjetik, tranzicion i cili do të jetë plotësisht në drejtim të agjendës së gjelbër dhe shtyllës kryesore të paraparë në atë strategji e cila është “shtylla e gjelbër” në sektorin energjetik”, theksoi mes tjerash ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi./telegrafi/
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...