Barcelona ka reaguar përmes një komunikate zyrtare.
Dembele dhe Griezmann ishin në hotelin e Kombëtares së Francës ku në dhomë ishin edhe dy aziatikë që ishin deleguar për ta rregulluar televizorin e sallës, kur francezi nisi komentet raciste ndaj tyre.
Video u bë virale në internet ku pas këtyre komenteve, ka reaguar Drejtori ekzekutiv i Rakuten, Hiroshi Mikitani, i cili i ka cilësuar komentet e francezit të papranueshme.
Tani, edhe Barcelona ka reaguar përmes një komunikate zyrtare ku e ka cilësuar sjelljen e futbollsitëve të papranueshme dhe se do të merren masa të brendshme ndaj tyre sipas rregullores së brendshme të klubit./Lajmi.net/
Deklarata e Barcelonës:
“FC Barcelona shpreh keqardhje të thellë për pakënaqësinë mes tifozëve dhe partnerëve japonezë dhe aziatikë të Klubit tonë të shkaktuar nga një video që u shfaq disa ditë më parë në mediat sociale në të cilën dy lojtarë të ekipit të parë (Ousmane Dembélé dhe Antoine Griezmann) shfaqën mungesë respekti me qëndrimin e tyre ndaj disa punonjësve në hotelin në të cilin po qëndronin”, u shpreh klubi.
“Lojtarët tashmë kanë treguar keqardhjen e tyre dhe u kanë kërkuar falje tifozëve dhe partnerëve japonezë, diçka që klubi e vlerëson”, tha Barcelona.
“Sidoqoftë, FC Barcelona rezervon të drejtën për të marrë masat e brendshme që i konsideron të përshtatshme”, deklaroi Barcelona.
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...