Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Suedisë, Stefan Lofcen është rizgjedhur kryeministër i këtij shteti të mërkurën, vetëm dhjetë ditë pasi kishte dorëheqje me rastin e humbjes së mocionit të mosbesimit.
Lofven më 28 qershor kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi e kishte humbur mocionin e votëbesimit. Sidoqoftë, deputetët i kanë dhënë vota të mjaftueshme të mërkurën për ta formuar qeverinë e re.
Kryeministri i vjetër dhe i ri i Suedisë tani duhet të sigurojë përkrahje të shumicës për ta miratuar buxhetin. Ai ka thënë se do të japë përsëri dorëheqje, nëse nuk arrin ta bëjë këtë deri në vjeshtë, shkruan “Reuters”.
Ai ka udhëhequr një qeveri të brishtë të pakicës që nga zgjedhjet e vitit 2018, të cilat i ndanë ulëset në Kuvend pothuajse në dy pjesë të barabarta dhe ofruan rritje për demokratët suedezë, të cilët janë kundër imigrantëve.
Përderisa votimi i qeverisë së re shihej si proces që do të sillte rezultat shumë të ngushtë, Lofven kishte pritur që ta shmangte rastin kur shumica voton kundër tij. Në fund, ai e ka shmangur refuzimin nga deputetët për vetëm dy vota në Kuvendin me 349 ulëse.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...