Komisioni i Arbitrazhit Sportiv (KAS), që vepron në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), ka mbajtur edhe mbledhjen e dytë, në të cilën janë zgjedhur organet drejtuese: kryetari, nënkryetari dhe sekretari për mandatin 2021 – 2024.
Kryetar është zgjedhur Eroll Salihu, i cili ka përvojë si jurist dhe në menaxhimin e organizatave sportive. Salihu është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëherit anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-së.
Nënkryetar është zgjedhur Armend Krasniqi, ndërsa sekretare, Jehona Shyti.
Të nëntë anëtarët që e përbëjnë KAS-in, janë juristë, të cilët janë zgjedhur në Asamblenë e fundit Zgjedhore të KOK-ut, pas propozimeve të ardhura nga federatat sportive.
Në kuadër të KAS-it funksionon edhe rregullorja për procedurat e zgjidhjes së konflikteve, e miratuar në Asamblenë e Punës së KOK-ut. Funksionalizimi i KAS-it, është i rëndësishëm për federatat sportive, për klubet dhe gjithë sportin e Kosovës, sepse zgjidh të gjitha konfliktet mes federatave, klubeve dhe sportistëve./arbresh.info/
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA