Hasbije Shehu dhe Gyljere Shehu, nënë e bijë ka më shumë se tre javë që qëndrojnë nëpër korridoret e banesës, përballë stacionit të autobusëve në Kacanik.
Dhoma ku ato banonin është shitur, e pronari i ri i ka larguar, transmeton klankosova.tv.
Aty thonë se nuk qëndron askush, e nënë e bijë gjumin e bëjnë në një krevat në korridor bashkë.
Hasbije Shehu tregon se ka probleme shëndetësore, e pensioni prej 100 eurosh nuk i mjafton as për barëra.
Ndërsa Gyljere Shehu, e bija, thotë se krejt cëka kërkojnë është një strehë e përkoshme. Pastaj, planifikojnë të aplikojnë për banesat për rastet sociale që do të dhurojë komuna.
Kurse kryetari i Kacëanikut, Besim Ilazi, nëpërmjet një përgjigjie me shkrim bëri të ditur se i ka udhëzuar ato të aplikojnë për një banesë kur të hapet konkursi.
Të gjithë të interesurit për ta ndihmuar këtë familje, mund të kontaktojnë këtë numër telefoni: 045 552 749.
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...