Përfaqësuesja e Çekisë dhe ajo e Danimarkës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme çerekfinale të Euro 2020.
Çekët dhe danezët janë dy nga ekipet që kanë befasuar më shumë në këtë Kampionat Evropian dhe duan të vazhdojnë edhe më tutje.
Në ndeshjen që zhvillohet në ‘Baku Olympic Stadium’ të Azerbajxhanit nga ora 18:00, dy ekipet janë gati për t’i matur forcat.
Çekia vjen nga një fitore e madhe ndaj Holandës dhe synon të vazhdojë serinë, ashtu sikurse edhe Danimarka që mposhti thellë Uellsin.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë zgjedhur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, në kërkim të gjysmëfinales.
Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes Ukrainës dhe Anglisë, e cila zhvillohet nga ora 21:00.
Formacionet zyrtare
Çekia: Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Boril; Holes, Soucek; Masopust, Barak, Sevcik; Schick.

Danimarka: Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Stryger, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Braithwaite, Dolberg, Damsgaard.

Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...