Një superhit!
Kështu ishte cilësuar kënga e treshes së këngëtarëve të njohur të Kosovës, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri vula, e cila u dha premier sonte!
“Dale” quhet kjo këngë derisa klipi i saj është lansuar posa është bërë ora 00:00 e natës më 3 korrik, datë kjo që parkon edhe me ditëlindjen e këngëtarit Butrint Imeri.
Kujtojmë se Butrinti edhe më parë kishte lansuar këngë në këtë datë dhe tashmë e ka bërë si traditë të tij që të bëjë hite për ditëlindjen e tij.
Kësaj radhe bashkë me Butrintin pritet të këndojnë edhe reperi i njohur Ledri Vula e po ashtu edhe Kida.
“Dale” është punuar nga Çelik Lipa kurse teksti është shkruar nga Butrinti, Ledri dhe Bardhi ndërkaq video është bërë nga Entermedia. Producent ekzekutiv i këngës është ’96 MGMT kurse lansimi i videos dhe këngës nëpër platforma të rrjeteve sociale dhe muzikore nga AVD Digital. /expres/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin