Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bide, ka nominuar shtatë diplomatë të cilët do të shërbejnë në vende të ndryshme të botës, ai ka nominuar edhe ambasadorin e ri për Kosovën.
Jeff Hovenier është nominuar për ambasador të ardhshëm të SHBA-së në Kosovë.
Lidhur me nominim e tij, ka shkruar edhe ambasadori aktual i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
“Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
Congratulations to my colleague and friend Jeff Hovenier on his nomination as the next U.S. Ambassador to Kosovo. https://t.co/zKbJa3YgmJ
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) July 2, 2021
Ndryshe, Jeffrey Hovenier, ishte Ushtrues i Detyrës së Shefit të Misionit dhe Ministër Këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën e SHBA në Berlin, Gjermani. Ai gjithashtu shërbeu në misionet e SHBA në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru; në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); dhe në stafin e të Dërguarit Special të KB për Statusin e Kosovës.
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...
“Mbyllet këtu e gjitha”/ ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brothe...
Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rre...
Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United
Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të b...
Policia e Kosovës godet krimin e organizuar ndërkombëtar