Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it zviceran në Kosovë në përbërje nga drejtori i Caritasit për Kosovë, Gerhard Schaumberger dhe menaxheri i projektit, Veton Rruka me të cilët ka biseduar rreth zhvillimit të prodhimtarisë bujqësore.
Me këtë rast, ministri Faton Peci, ka falënderuar përfaqësuesit e Caritas-it për mbështetjen e dhënë për sektorin e bujqësisë në vend dhe iu ka ofruar përkrahjen e tij në realizmin e projekteve tjera që kanë të bëjnë më mbështetjen, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.
Gjatë këtij takimi, drejtori i Caritas-it për Kosovë, Gerhard Schaumberger prezantoi mundësitë për bashkëpunim në projektet e tyre që kanë për qëllim përkrahjen e fermerëve në zonat rurale dhe e njoftoi Ministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i zhvillojnë për bujqësinë në Kosovë./arbresh.info/
Rama sot në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit Evropian
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag, Hamza: Kosova beso...
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag
Osmani uron António José Seguro-n për zgjedhjen si President...
35 aksidente brenda një javë në rajonin e Ferizajt, 15 të lë...
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...