Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar me rastin e 30 Qershorit, Dita Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.
“30 Qershori është ‘Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit’- ditë kjo që na kujton vitin e largët 1889, kur u krijua organizata globale e parlamenteve ‘Inter-Parliamentary Union’.
Ndërsa, në vitin 2018, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu rolin e parlamenteve në botë dhe strategjitë kombëtare në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies më të madhe në nivel kombëtar dhe global.
Pjesë e parlamenteve të botës tashmë është edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, i ndërtuar mbi themelet e sakrificës sublime të popullit dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, duke uruar për Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, si Kryetar i Kuvendit, bashkë me përfaqësuesit e popullit, zotohemi se do të jemi gurthemel i demokracisë, zë i fuqishëm i ligjësisë, si dhe do të punojmë pareshtur për mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve dhe forcimin e shtetit tonë”, thuhet në urimin e kryekuvendarit Konjufca./arbresh.info/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...