Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë nesër në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in.
Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.
Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka konfirmuar se Stoltenberg do të qëndrojë në Kosovë më 1 korrik.
“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm, Stoltenberg, ku folëm rreth vizitës së tij në Kosovë që do të bëhet me 1 korrik”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë e saj në Twitter.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq./arbresh.info/
Iraku në kaos/ Ndërprerje energjie, shpërthime e dronë të rr...
Kandidati i LVV-së: Kush është Konjufca, “presidenti” i gjas...
Raketa iraniane drejt Turqisë, Erdogan: Nuk i lëmë asgjë ras...
Izraeli sulmon Tabrizin, ndër qytetet më të mëdha të Iranit ...
I mituri theri me thikë të miturin në Ferizaj, ndalohet për ...
Ambasada Amerikane në Bagdad thirrje qytetarëve të vet: Larg...