“Pandemia COVID-19 i ka prishur thuajse të gjitha rrjedhat normale të jetës shoqërore, sidomos negativisht ka ndikuar mbi liritë dhe të drejtat e qytetarëve”.
Këtë sot e deklaroi Avokati i Popullit Naser Ziberi, në prezantimin e raportit të Agjencisë për të drejtat themelore të Bashkimit Evropian për vitin 2021, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, para se gjithash janë goditur kategoritë e rrezikuara, siç janë fëmijët, fëmijët me nevoja të veçanta, personat nën rrezik sociale, si dhe një numër serioz i popullatës rome.
“Në këtë periudhë, sidomos në kohën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, probleme janë paraqitur sidomos në lidhje me dhunën familjare dhe në një hulumtim kemi gjetur të dhëna serioze për atë se sa shumë është rritur dhuna familjare, si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Ziberi.
Ai theksoi se viti i kaluar na ka dhënë mësim për veprim të mëtejshëm të institucionit të Avokatit të Popullit, por edhe të institucioneve tjera.
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...