Granit Xhaka e ka dhënë edhe një tjetër sinjal se e ardhmja e tij është larg Arsenalit, pasi e ka pranuar se është i interesuar ta mësojë një gjuhë të re, në një kohë kur përflitet shumë për kalimin e tij në Romë.
Xhaka e bëri një paraqitje frymëzuese për Zvicrën kundër Francës në Euro 2020 të hënën, duke i ndihmuar ekipit të vet kombëtar ta mposhtë kampionen e botës në penallti dhe të kalojë në çerekfinale.
Mesfushori nga Kosova do të mungojë në çerekfinale kundër Spanjës shkaku i pezullimit, por ai vijon të jetë në ballinat e gazetave pasi po vazhdon të pyetet për të ardhmen.
Raportohet se Roma e Jose Mourinhos është shumë afër arritjes së marrëveshjes për 28-vjeçarin.
I pyetur nëse së shpejti intervistat do t’i bëjë në gjuhën italiane, Xhaka refuzoi të thotë jo.
“Akoma jo… është gjithmonë interesant të mësosh një gjuhë të re”, tha Xhaka.
“Ta shohim, të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson Roma. Tani, jam lojtar i Arsenalit dhe do të flasë për turneut”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...
Dy përballje të forta sot në Superligën e Kosovës
27 vjet nga masakra në Rezallë ku u ekzekutuan 98 shqiptarë