Një italian është martuar me një shqiptare teksa dasmën e organizuan në një hotel në Vlorë.
Çifti të gjithë mysafirët akomoduan në një hotel e pas një jave dhëndërri pagoi me një çek fals, njofton Klankosova
“Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndërri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fallso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë!”, thuhet në njoftimin e hotelit.
Në reagim tutje thuhet se biznesi mezi pret sezonin e verës që të rimëkëmbet teksa një mashtrim i tillë i dëmton rëndë financiarisht.
“Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht! Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar” thuhet mes tjerash në reagim.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...