Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski do të zhvillojë vizitë zyrtare dy-ditore në Kroaci nesër dhe pasnesër.
Nesër në Zagreb, kreu i shtetit do të mirëpritet me nderime shtetërore dhe ushtarake nga Presidenti Kroat Zoran Milanoviq, pasuar nga një takim tet-a-tet midis dy krerëve të shtetit dhe një takim plenar i delegacioneve të dy vendeve.
Kreu i shtetit Pendarovski do të takohet gjithashtu me Presidentin e Kuvendit Kroat, Gordan Jandrokoviq dhe Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Të enjten, Presidenti Pendarovski do të drejtojë një takim dypalësh të biznesit – duke u përqëndruar në investime, të organizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kroacisë, në të cilën do të marrë pjesë një delegacion i biznesit të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi Maqedoni/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...