Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti hapi samitin dy ditor të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, në Prizren.
Kurti tha se Arsimi dhe Aftësimi Profesional e mban çelësin e progresit teknologjik, industrializimit të shpejtë, shtimit të vendeve të punës, krijimit të pasurisë, uljes së varfërisë dhe zbutjes së pabarazisë.
Kryeministri Kurti më tutje shtoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional në qeverisjen e tij ka trajtim prioritar, duke theksuar se një marrëdhënie e fortë dhe institucionale midis sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe sektorit privat është parakusht i domosdoshëm për sistem të suksesshëm të AAP-së.
Ndër të tjerash Kurti tha se faktor mbështetës në transformimin e AAP-së do të jetë përfshirja e diasporës, e cila do të sjellë përvojat nga shtetet gjermanofolëse dhe bashkërisht do të angazhohemi që t’i përshtatim këto praktika në kontekstin tonë.
Samiti me temën “AAP si promotor i transformimit ekonomik dhe industrializimit të Kosovës”, i organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka për qëllim diskutimin mbi rolin kyç të arsimit dhe aftësimit profesional në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës./arbresh.info/

Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...