Pesë ditë më parë në Miami u shemb një ndërtesë, ku la dhjetëra të lënduar.
Punëtorët e shpëtimit në Florida po kërkojnë për një “mrekulli” për gjetjen e ndonjë të mbijetuari tjetër në rrënoja.
Shefi i Shpëtimit nga Zjarri në Miami-Dade, Andy Alvarez, tha se një “përpjekje e furishme” ishte duke u zhvilluar për të arritur ndonjë zonë me ajër, ku njerëzit mund të kenë mbijetuar, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Askush nuk u nxor i gjallë nga zona që nga e enjtja, dita kur u shemb ndërtesa në Surfside, në veri të Miamit.
Bëhet e ditur së të paktën 11 njerëz kanë humbur jetën.
Më shumë se 150 njerëz raportohen ende të zhdukur, dhe zyrtarët thonë se ata nuk pranojnë të humbin shpresën. / arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër